Home / Lajme / Maqedoni / Fabio Liberti fituesi i çmimit “Flutura e Artë 2017” në Shkup

Fabio Liberti fituesi i çmimit “Flutura e Artë 2017” në Shkup

Fabio Liberti nga Italia e fitoi çmimin për koreografi më të mirë në “Fluturën e Artë 2017″ në gala mbrëmjen e mbrëmshme të Garës ndërkombëtare për koreograf të rinj “Tanclab” në suaza të programit të festivalit të vallëzimit modern “Tanc fest”,

Siç kumtoi “Tanc fest” këtë vit në “Tanclab” ka pasur një numër të madh të aplikuesve, ndërsa në paraselektim janë zgjedhur nëntë koreografë të rinj.

Në teatrin kombëtar në Veles, juria profesionale në përbërje të: Samuel Vuersten, drejtorit artistik të Holland Sance Festival në Hagë, anëtarë i Bordit të Kodarzs Roterdam në Holandë, përgjegjësja e Festivalit ndërkombëtar Kontekst të Dijana Vishneva, Mehmet Ballkan, koreograf kryesor dhe këshillëtarë artistik për kompanitë kombëtare të baleti në Turqi dhe Jagoda Sllaneva, primabalerinë, fituese e çmimit për performancë të lartë në sferën e vallëzimit “MENADA” në “Tanc fest 2017″ ia ndanë çmimin “Flutura e Artë” Fabio Libertit nga Italia.

Mbrëmë u shfaq edhe premiera më e re e Teatrit të Vallëzimit të Shkupit “Rruga” në koreografi të Antin Rudakov nga Gjermania.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *