Home / Kryesoret / Faliminderit populli im

Faliminderit populli im

Abedin Zymberi

Popullin im i dashur shqiptarë, të faleminderojë shumë që në këtë kohë të vështirë po tregon shum pjekuri, kulturë njerëzore, durim dhe mençuri. ,,Kur budallai fletë, i mençuri heshtë”. Mos u shqetësoni aspakë prej kërcënimeve të disa pijanecëve e drogaxhive, mos u shqetësoni as nga ofendimet që i bëjnë disa që nuk e dinë as vetë se për çka protestojnë. Sa më shumë ne do të jemi të kujdesshëm, aq më e madhe do të jet fitorja për njerëzit që e duan lirinë. Mësoni e punoni, jetoni e të rroni. Është normale reagimi i tyre sepse jan mësuar të na shofin si analfabet, si mjet vetëm për pun fizike. Dikujt po i pengon ajo se Shqiptarët po arsimohen, po zhvillohen, po i tregojnë botës se nuk jemi ne ashtu siç na kanë prezentuar okupatorët. Edhe pse akoma armiqtë tanë duan të na stopojnë përmes shërbimeve, duke na fut spijuna në mesin tonë, përsëri rezultatet nuk po na mungojnë, po hecim përpara edhe më të fuqishëm. Kur dikush të sulmonë do të thot se ne jemi në rrugë të drejtë dhe të mbarë dhe na bën më të fortë dhe më të bashkuar. Bota është me ne. Thonë një fjalë popullore ,,para se të ngordhë gomari, i ka shqelmat më të forta”, edhe kjo qeveri është duke ngordhë, dhe donë me shku me viktima. Keni kujdes mos dilni pa nevoj, ruajuni provokimeve. Do të përfundojë dhe kjo siç kan përfunduar shumë e shumë të tjerë më herët.
Keni kujdesë mos ofendoni në baza nacionale, se te maqedonët ka njërëz që mendojnë pozitivisht dhe duan të mbesin miq me ne, mos ti përziejm të gjithë njësoj, sejcili nga ne ka një mik, kolegë pune apo kojshi.
Ne i kemi përfaqsuesit tanë në parlament, të këqi të mirë, ata janë, ne vet i kemi zgjedhur, ata e kanë përgjegjësinë dhe të punojnë. Nëse nuk punojnë në zgjedhjet e tjera do ti denojmë (zavendësojmë me tjerë).

Ju uroj një javë të suksesshme.
09.04.2017 Abedin Z.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *