Home / Lajme / Botë / Falon: Administrata e Trampit e ndryshon kursin ndaj Rusisë

Falon: Administrata e Trampit e ndryshon kursin ndaj Rusisë

Administrata e presidentit amerikan Donald Tramp e ndryshon raportin ndaj Rusisë dhe në Moskën veçmë shikon si rival, deklaroi ministri britanik i Mbrojtjes, Majkël Falon.

“Sekretari amerikan i shtetit dhe ministri amerikan i Mbrojtjes nuk bëjnë iluzione dhe dijnë se tani duhet të sillemi ndaj Rusisë si ndaj rivalit”, tha Falon gjatë vizitës në Estoni.

Ai shtoi se duhet të bisedojnë me Rusinë për tema të rëndësishme, por duhet edhe vazhdimisht të jenë të zgjuar.

“Ne jemi unik lidhur me Rusinë dhe në raport me kërcënimet potenciale nga ajo”, shtoi ai.

Falon mori pjesë në ceremoninë në Tala, 150 kilometra nga kufiri me Rusinë, në pritje të grupit ushtarak të NATO-s në Estoni, si pjesë e strategjisë së Aleancës për pengimin e Rusisë në përsëritjen në vendet baltike ose në Poloni të asaj që ka ndodhur me Krimenë në vitin 2014

Gjithashtu lexo

Jëlldërëm: Brukseli përfundimisht të deklarohet nëse dëshiron që Turqinë ta shohë si anëtare të vet

 Ankaraja i bëri thirrje Brukselit përfundimisht të përcaktohet nëse BE-ja dëshiron ta shohë Turqinë si …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *