Home / Lajme / Kronika e zezë / Falsifikuan kartelat, ndalohen tetovarët – (VIDEO)

Falsifikuan kartelat, ndalohen tetovarët – (VIDEO)

Sektori për punë të Brendëshme në Tetovë ka ngritur padi penale kundër 39 vjeçarit me iniciale I.A dhe 32 vjeçarit me iniciale A.A që të dy nga Tetova, për shkak të dyshimeve se kanë kryer veprën penale, prodhim dhe keqpërdorim të një kartele të rreme për pagesë. Që të dy tetovarët dyshohen se në fund të vitit të kaluar me një kartelë të rreme nga një bankë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë tentuar që të kryejnë tre transaksione. Të dyshuarit në dy dyqane në Tetovë duke shfrytëzuar kartelën e bllokuar, kanë pasur për qëllim që të blejnë telefona të shtrenjë, por nuk kanë pasur sukses në qëllimin e tyre. Pak më vonë ata janë identifikuar dhe denoncuar, ndërsa aktualisht kanë qenë duke vuajtur dënimin me burg në burgun e “Idrizovës” në Shkup. /Tv Koha/

 

Gjithashtu lexo

Nuk do të ketë mungesë të drurit – (VIDEO)

Zjarret që ishin aktiv në periudhën e kaluar nuk do t’i shtrenjtojnë drutë për ngrohje. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *