Home / Kryesoret / Familja Aliç në gjendje të mjerueshme – (VIDEO)

Familja Aliç në gjendje të mjerueshme – (VIDEO)

Kriza e stërzgjatur politike, përplasjet me partive, krahas asajë që kanë ndikuar negativisht në ekonominë e vendit ka rritu dukshëm edhe numrin e familjeve që jetojnë në kushte tejet të vështira për një jetë normale, të cilat familje në shekullin 21 jetojnë pa kushtet elementare për jetë, pa ujë dhe pa energji elektrike, një ndër këto familje është edhe familja Alic nga Tetova e cila jeton në një varfëri të skajshme, brenda një shtëpize të vjetër dhe pa kushtet elementare për një jetë normale, përcjellë Televizioni Koha.

Sikur të mos mjaftonin varfëria, mungesa e ujit, energjisë elektrike, bukës, kryefamiljarja dhe Hane Aliç dhe vajza e sajë Fatimeja janë të sëmura nga tumori, zonja Hane ka haruar vetëveten dhe kushtet e vështira në të cilat jeton e vetmja gjë që ajo kërkon është të operoj dhe shërojë vajzën e sajë, andaj ajo apelon deri tek të gjithë njerëzit human që varësisht mundësive që kanë t’i dalin në ndihmë, transmeton Televizioni Koha.

Të gjithë ata njerëz human, bamirës, dhe shoqata humanitare që kanë mundësi ta ndihmojnë zonjën Hane për të shëruar vajzën e sajë Fatimen me qëllim që edhe ajo ti gëzohet jetës le të lajmërohen në numrin e sajë të telefonit 070-540-024. /Tv Koha/

 

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *