Home / Kryesoret / Familja Fetai jeton në kushte mizore – (VIDEO)

Familja Fetai jeton në kushte mizore – (VIDEO)

Familja katër antarëshe Fetai nga Tetova jeton pa kushtet elementare për një jetë normale. Katër anëtarët e kësaj familje babai me djalin, vajzën, dhe nusen e djalit jetojnë në një shtëpi dy dhomëshe në në Çarshi të epërme, shtëpi kjo që më së shumti i ngjan një kasolleje se sa një shtëpie, pa energji elektrike, pa ujë, pa banjo.Kryefamiljari Ruzhdi Fetai thotë se ajo që më së shumti kanë nevojë është ndërtimi i një shtëpie, apo një apartamenti ku të fusin kokën, njofton Televizioni Koha.

Djali dhe vajza e Ruzhdiut Asim dhe Firka Fetai thonë se e kanë shumë të vështirë që të vazhdojnë jetën në kushte të këtilla,edhe ato nuk dëshirojnë asgjë më shumë se një shtëpi me kushtet elementare për jetë, andaj apelojnë deri tek të gjithë ata njerëz human, shoqata humanitare, për të ju ardhur në ndihmë.

Të gjithë ata që kanë mundësi për t’i ardhur në ndihmë kësaj familje le të paraqiten në numrin e telefonit 076-586-991. /Tv Koha/

 

 

Gjithashtu lexo

BESA me Çupin dhe LR-PDSH me Agollin do të garojnë në Dibër

Partitë politike bashkë me degët komunale po i bëjnë përgatitjet e fundit para zgjedhjeve lokale, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *