Home / Kuriozitete / Familja që jeton në izolim total në malet e Alaskës, 400 kilometra larg nga qyteti më i afërt (Foto)

Familja që jeton në izolim total në malet e Alaskës, 400 kilometra larg nga qyteti më i afërt (Foto)

Familja Atchey jeton në Alaskë, thellë në male pranë liqenit Nëitna, 400 kilometra nga qyteti më i afërt, ku 11 muaj i kalon në izolim total.

Aty jetojnë tash e 18 vite, dhe gjatë këtyre viteve i kanë vizituar shumë pak njerëz, transmeton Telegrafi.

Në shitore shkojnë vetëm njëherë në vit dhe blejnë gjëra të konservuara, ndërsa mbesin gjallë mbesin gjallë duke punuar tokën, dhe duke gjuajtur arinj, ujq, lepuj dhe rosa, por bëjnë edhe pekmeze nga bimë të ndryshme.

David dhe Rubby kanë një djalë 13-vjeçar Sky. Atë e shkollojnë në shtëpi, kurse mikeshën më të mirë e takon njëherë në vit!

Përmes paneleve solare të instaluara në kulmin e shtëpisë, Sky mund të luaj me video-lojëra të ndryshme, ndërsa e preferuara e tij është “Grand Theft Auto”.

BBC, ka dërguar një gazetar për të parë për së afërmi se si i mbijeton këtij izolimi kjo familje.

“Këtu keni kohë të mendoni dy herë për çdo gjë që ju preokupon. Muaj i kalojmë duke biseduar për vetëm një temë – sepse kemi kohë”, ka deklaruar i zoti i shtëpisë.

 Kjo familje e kalon kohën si u përshtatet, ata madje i luajnë akrepat e orëve para dhe pas varësisht nga drita që e shohin.

Ata me vetëm 12 mijë dollarë, arrijnë ta kalojnë vitin.

Gjithashtu lexo

Shitet shtëpia më e lartë në botë (Foto/Video)

Shtëpia më e lartë në botë e njohur si “Falkon nest” në Prescott të Arizonës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *