Home / Kryesoret / Feith: Me refuzimin për ta dorëzuar pushtetin, nacionalistët maqedonas po “luajnë me zjarr”

Feith: Me refuzimin për ta dorëzuar pushtetin, nacionalistët maqedonas po “luajnë me zjarr”

Pieter Feith, ndërmjetësuesu në negociata për nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit në vitin 2001 tha se nacionalistët në Maqedoni duke refuzuar të dorëzojnë pushtetin, po “luajnë me zjarr”.

Ai i shpreh i shqetësuar se rreziku mund të eskalojë edhe më tej, e cila sipas tij, do ta çonte Maqedoninë në luftë qytetare në rast se BE-ja vendos të jetë joaktive.

Në intervistën për “Reuters”, ai deklaroi se BE duhet ta rishikojë ndalimin e procesit për anëtarësim, që të tejkalohet rreziku në të cilin ndodhet vendi.

Pieter Feith për momentin është këshilltar diplomatik në Institutin Evropian të Paqes, i cili mbështet përpjekjet e BE-së në fushën e ndërmjetësimit dhe zgjidhjen e konfliktit.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *