Home / Lajme / Maqedoni / Fëmijët e Tetovës këtë mund ta kenë vetëm në ëndër, kurse Shkupi edhe me një park argëtues të ri

Fëmijët e Tetovës këtë mund ta kenë vetëm në ëndër, kurse Shkupi edhe me një park argëtues të ri

Sot kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, së bashku me kryetaren e Këshillit të Qytetit të Shkupit, Irena Misheva dhe drejtorin e NP “Parqe dhe gjelbërime”, Dushan Aviroviq kumtoi se qytetarët e Shkupit sp shpejti, pas 44 vitesh, do të bëhen me një park tjetër argëtues, kurse Tetova edhe ato vende që i ka i jem në koncesion ,që fëmijët e Tetovës po qe se duan të argëtohen duhet që edhe të paguajnë për argëtim .

Ky park do të ketë një sipërfaqe prej rreth 25.000 metra katrorë, në të njëjtën sipërfaqe si “Luna parku” i përhershëm. Do të furnizohen dhe do të vendosen gjithsej 27 rekuizita, nga të cilat tre rekuizita-adrenalinë, gjashtë rekuizita familjare dhe 18 të fëmijëve. Në park do të ketë lloje të ndryshme luhatëse, karuselë, rrëshqitëse dhe lloj të ngjashëm të përmbajtjeve argëtuese-rekreative.

Parku i ri argëtues do të ndërtohet në faza, disa vite dhe ndërtimi i tij, furnizimi i rekuizitave dhe montimi i tyre do të kushtojë rreth 400 milionë denarë ose rreth 6,5 milionë euro.

Ata gjithashtu njoftuan kanë kryer kontroll në punët ndërtimore të ndërtimit të parkut të ri argëtues në Parkun e Qytetit.

Trajanovski potencoi se në kuadër të parkut të ri argëtues do të ndërtohen restorante, teatër, objekte administrative.

Kryetari i Qytetit të Shkupit Trajanovski sqaroi se parku i ri argëtues bëhet me mjetet nga buxheti i Qytetit të Shkupit.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *