Home / Kryesoret / Fëmijët e Tetovës mjekohen në kushte mizore – (VIDEO)

Fëmijët e Tetovës mjekohen në kushte mizore – (VIDEO)

Hapësirat ku veprojnë mjekët amë në Pediatrinë pranë Shtëpisë së Shëndetit në Tetovë janë në gjendje të mjerueshme. Dyert, dritaret, dyshemeje dhe murret në brendi  pothuajse nuk i janë nënshtruar aspak ndonjë rregullimi ndoshta që nga vitete e 90-ta, transmeton Televizioni Koha.

Aty me dhjetëra prindër dhe fëmijë kërkojnë ndihmë brenda ditës por ajo që shihet nga fotot e dërguara nga shikuesit tanë, hapëisrat janë si në spitalet afrikane. Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit Besmal Shefiti, pranon këtë situatë por nënvizon se duhet që inspektoriati santiar i Ministrsisë së Shëndetësisë të mer masa dhe të rekomandojë regullimin e këtyre hapëisrave, njofton Televizioni Koha

Janë diku rreth 12 koncesioner që menaxhojnë këto hapësira për të cilët i paguajnë qirra Shtëpisë së Shëndetit ku mjekohen fëmijët. Jozyrtarsiht nga Shtëpia e Shëndetit thonë se disa herë si zgjidhje alternative ka qenë që pastrimin ta bëjnë në mënyrë të organizuar vet koncesionerët dhe kjo të mos jetë barrë e shtëpisë së shëndetit por nuk kanë hasur në mirëkuptim. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Specialja mbetet me një prokuror më pak!? (Video)

Prokuroria Speciale mund të mbetet edhe me një prokuror më pak. Sipas burimeve jo zyrtare, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *