Home / Kryesoret / Fëmijët me vonesa në zhvillim dhe prindërit sot para Kuvendit

Fëmijët me vonesa në zhvillim dhe prindërit sot para Kuvendit

Para se të fillojë puna e Kuvendit, fëmijët me pengesa në zhvillim dhe prindërit e tyre do të vendosin shatorë në Parkun e Gruas të cilat gjatë vikendit do të jenë edhe vend strehimi për ata,

Kjo protestë do të organizohet nga Shoqata “Zemra të ngrohta” qëllimi i të cilës është që të jenë sa më të dukshëm për deputetët dhe ti njoftojnë të njëjtët me problemet e përditshme të fëmijëve të tyre.

Prindërit të cilët u bashkuan për shkak të problemeve të fëmijëve të tyre thonë se kanë nevojë për kuadër profesional në Qendrat për fëmijët me pengesa në zhvillim, terapi cilësore, përfshirje në shkollë, por edhe për qendra ku do të vendosen fëmijët pas vdekjes së prindërve të tyre.

Kryetari i kësaj Shoqate, Zoran Mijallkov thotë se këto janë një pjesë e problemeve me të cilat përballen prindërit.

“I ftojmë qytetarët e Maqedonisë, pa dallim etnie, të vijnë dhe të bashkohemi rreth fëmijëve dhe të moshuarve me pengesa në zhvillim, por i ftojmë edhe 120 deputetët tanë që të na vizitojnë dhe të na shikojnë në sy. Ne të cilët e kemi brengën dhe jetojmë me të jemi të bashkuar për fëmijët me pengesa në zhvillim por kemi nevojë për ndihmë edhe nga institucionet”, tha Mijallkov.

Vendosja e shatoreve në Parkun e Gruas do të bëhet për çdo muaj në periudhë ndërmjet.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *