Home / Kryesoret / Feroxhi: Partitë të gjejnë zgjidhje për krizën – (VIDEO)

Feroxhi: Partitë të gjejnë zgjidhje për krizën – (VIDEO)

Zgjidhja e krizës politike në Maqedoni është me rëndësi me qëllim që vendi të mund të vazhdojë me procesin reformues, i cili është kusht kyç për progres të mëtutjeshëm të rrugës drejt eurointegrimit. Jam i bindur se Maqedonia do të gjejë zgjidhje të bazuar në Kushtetutë dhe në parimet e demokracisë funksionale, thotë drejtori i Institutit italian për marrëdhënie ndërkombëtare, ambasadori Ferdinando Neli Feroxhi i cili sot po qëndron në Maqedoni me ftesë të MPJ-së.

“Jam i njohur me krizën politike e cila tani është në qendër të debatit kritik në Maqedoni. U mbetet partive politike para së gjithash, edhe forcave politike në Maqedoni të gjejnë zgjidhje për krizën politike. BE është e interesuar për zgjidhje sa më të shpejtë të krizës”, theksoi Feroxhi i cili njëherit distancohet nga sugjerimet se si kjo mund të arrihet, transmeton Televizionin Koha.

Ai theksoi se edhe vendi i tij ka përvojë me kriza të shumta politike lidhur me formimin e qeverive. Lidhur me negociatat për integrimet, ne, thekson ai, dëshirojmë të jemi të ashpër, por të drejtë dhe ta respektojmë parimin e raportit të drejtë.

“Në një mënyrë apo tjetër, për shkak të, do të thoja, shkaqeve subjektive, raporti ndaj Maqedonisë nuk ishte shumë i drejtë. Por, kjo nuk do të thotë se do të ndalemi këtu. Tuneli me të vërtetë është shumë i gjatë, por në fund ka dritë”, thotë Feroxhi i cili në MPJ mbajti edhe ligjeratë me temë “Bashkimi Evropian si udhëkryq: Sfidat e reja 60 vite pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Romës, perspektivat e Ballkanit Perëndimor”. Ai jep koment edhe për deklaratën e kryetarit të KE-së Junker se nuk do të ketë zgjerim gjatë mandatit të tij.

“Unë nuk jam politikan dhe mund të lejoj të them se mendoj që ai ishte gabim. Ishte e qartë se asnjë vend nuk do të mund ta përfundojë procesin e integrimit në ato pesë vite, por mënyra më të cilën ajo aq brutalisht iu ishte paralajmëruar vendeve, mendoj se ishte e gabuar.Kohë më aprë edhe Komisioni evropian prezantoi një dokument me pesë skenare të mundshme për ardhmërinë e Evropës, dhe në të nuk ishte përmendur zgjerimi, që gjithashtu ishte vërejtur. Është e qartë se nëse leni vakuum në një hapësirë të caktuar, vende të tjera do të vijnë ta plotësojnë atë hapësirë të zbrazët. Nuk do të doja tani të cek cilat janë ato vende, por mendoj se për të gjithë është e qartë se cilat janë ato”, deklaroi ambasadori duke aluduar në zgjerimin e mundur të ndikimit të Federatës ruse në Ballkan, transmeton Televizionin Koha. 

 

 

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *