Home / Lajme / Rajon / Fitorja e Skënderbeut – Shkodër, spektakël me këngë e kostume tradicionale arbëreshë

Fitorja e Skënderbeut – Shkodër, spektakël me këngë e kostume tradicionale arbëreshë

 

Kanë rrugëtuar nga Italia, atje ku janë vendosur prej vitesh për të jetuar e ndërtuar një komunitet shqiptar, i larguar nga trojet e veta për shkak të luftës, e që sot kthehen në tokën mëmë.

60 arbëresh i dhanë një ditë feste Shkodrës, ku me kostumet dhe këngët e tyre tradicionale, përshkuan akset kryesore të kryeqendrës së veriut.

Të ardhur nga Kalabria, ato zgjodhën një datë të shenuar për historinë e vendit, pikërisht përkujtimine 550 vjetorit e ‘Valles së fitores”, që është beteja e fundit e fituar nga Gjergj Kastrioti, Skenderbeu.

Apeli i tyre është që kjo ngjarje të kthehet në një traditë dhe festa të përfshijë të gjithë vendin, duke apeluar që mbështetja të mos mungojë edhe nga qeveria.

Loris Castriota Skanderbeg, pasardhës e Skënderbeut: Është një gjë e bukur sepse bashkohen 2 grupe të largëta të lidhura por qe jane te lidhura nga gjaku. Nevojitet të forcojmë këtë vëllazëri që gjejmë mes nesh. Ka patur iniciativa të ndryshme, nga komunat në Itali e Shqipëri me organizime te tilla, por këtë herë mendojmë të nisim një traditë që duhet të përsëritet çdo vit e të përfshijë sa më shumë qytete ne përkujtimin e kësaj date.

Kanë ruajtur gjuhën dhe traditat, duke dëshmuar se në venat e tyre gjaku shqiptar vijon të rrjedhë i pastër, edhe pse për shekuj janë shpërngulur nga ky vend.

Vizitën në Shkodër e mbyllen në kalanë historike “Rozafa”, aty ku ndezën pishtarin e dritës e të lirisë, duke përcjell mesazhin “Rikthimi i Bijve të Shqipes në Folenë e Shqiponjave” do të vijojë.

Gjithashtu lexo

Digjet një Audi Q7

Në rrethana ende të pasqaruara është djegur një veturë e tipit “Audi Q7”në qytetin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *