Home / Showbiz / Flet më në fund Varrosi: Ja e vërteta e sherrit Noizy-Enca

Flet më në fund Varrosi: Ja e vërteta e sherrit Noizy-Enca

Ai është një nga reperat më të njohur në tregun muzikor shqiptar, por ndryshe nga kolegët e tij, Varrosin nuk e kishim parë kurrë nëpër intervista.

Numri 2 i grupit të njohur OTR ka folur ekskluzivisht për emisionin “Thumb” të Aulonës e Fatmës lidhur me temën më të nxehtë të kohëve të fundit: sherrin Noizy-Enca.

“Për Encën kam shumë respekt, i kemi marrëdhëniet shumë të mira. Thjesht nuk kam qejf përçarjet në grup”, – ka treguar reperi i pyetur se pse po ndërmjetëson konfliktin mes dy kolegëve. “Siç e thashë, jam edhe në sulm, edhe në mbrojtje për grupin”.

Ama, të vërtetën e sherrit të famshëm as vetë Varrosi nuk e di: “Pasha Zotin as vetë nuk e di sepse e mbajnë shumë sekret. Sepse sekrete ka edhe në familje”.

I pyetur se anën e kujt mban, reperi i “30 vet” ka dhënë një përgjigje diplomatike: “Sigurisht që anën e Noizy-t, por ama edhe Encën e dua shumë”.

Për të gjithë fansat e Encës kemi një lajm të mirë: Enca është akoma OTR! /Blitz.al/

 

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *