Home / Lajme / Botë / Forca kryesore opozitare në Turqi do të kërkojë anulim zyrtar të referendumit

Forca kryesore opozitare në Turqi do të kërkojë anulim zyrtar të referendumit

Forca kryesore opozitare në Turqi, Partia popullore-republikane (NPR) do t’i parashtrojë sot Komisionit shtetëror zgjedhor kërkesë për anulim të referendumit, i cili u mbajt të dielën.

Zëvendëskryetari i NPR-së, Bulent Tezxhan deklaroi se do ta parashtrojë ankesën në Komision në orën 14:30 minuta sipas kohsë lokale.

NPR bëri thirrje për anulim të votimit dhe deklaroi se do ta vendosë çështjen edhe në Gjykatën evropiane për të drejta të njeriut, nëse nevojitet, pas vendimit të Komisionit në moment të fundit t’i pranojë si valide fletëvotimet pa vulë.

Kryeminsitri turk, Binali Jilldirim deklaroi se deklaratat për parregullsi janë të përpjekje të padobishme për t’u hedhur hije ndaj rezultateve të referendumit.

Sipas tij, vullneti i popullit është i qartë  dhe debatet për rezultatet e referendumit janë përfunduar.

Ai i bëri thirrje opozitës t’i respektojë rezultatet e referendumit.

Gjithashtu lexo

Dy terroristë hidhen në erë në Turqi

Dy terroristë nga organizata ekstremiste dhe e ndaluar “Partia maoiste komuniste” u ngritën në erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *