Home / Lajme / Rajon / Forum i shoqatave civile nga Ballkani Perëndimor në Tiranë

Forum i shoqatave civile nga Ballkani Perëndimor në Tiranë

Në kryeqytetin e Republikës së Shqipërisë, Tiranë, nga data 26 deri më 28 prill do të mbahet Forum i organizatave civile nga Ballkani Perëndimor.

Në Forum do të marrin pjesë të paktën 100 përfaqësues të organizatave civile nga Maqedonia, Kosova, Serbia, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina dhe nikoqiri Shqipëria, si dhe përfaqësues të institucioneve evropiane, parlamente të vendeve nga Ballkani Perëndimor, si dhe Ministria italiane e Punëve të Jashtme.

Takimi mbahet në prag të Samitit për Ballkanin Perëndimor, i cili planifikohet të mbahet në korrik në Trieste.

“Në Forum do të bëhet fjalë për atë si sektori civil kontribuon në ndërtimin e agjendës evropiane dhe politikën evropiane, bashkëpunimin e të rinjve, ndërsa do të formulohen rekomandime për Samitin në Trieste, të cilat kanë të bëjnë me ardhmërinë e Procesit të Berlinit, bashkëpunimin e të rinjve, qeverisjen e të drejtës dhe antikorrupsionin, inovacionet, marrëdhëniet bilaterale”, lajmërojnë mediat shqiptare.

Qëllimi i tubimit në Tiranë është që të vazhdojnë politikat konstruktive dhe të realizueshme të cilat mbështesin procese reformuese në vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt BE-së.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *