Home / Lajme / Botë / FOTO /Zbulimi i shekullit, ja çfarë është gjetur në Egjipt

FOTO /Zbulimi i shekullit, ja çfarë është gjetur në Egjipt

Arkeologët në Egjipt kanë gjetur më shumë se 1.000 statuja dhe 10 sarkofagë në varrezën e një sundimtari në pjesën perëndimore të bregut të lumit Nil.

Ministria për Antikitete njoftoi se varreza ishte bërë gjatë periudhës së Mbretërisë së Re, prej 1.500 deri 1.000 vjet Para Erës së Re,  transmeton AP.

Shefi i misionit arkeologjik, Mustafa el Vaziri tha se në një dhomë ishin gjetur statuja të mbretërve nga dinasti të ndryshme.

Vaziri theksoi se arkeologët besojnë se do të gjejnë edhe statuja të tjera.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *