Home / Lajme / Maqedoni / Fouere: Aktet e djeshme e kanë një emër, Nikolla Gruevski dhe Gjorge Ivanov

Fouere: Aktet e djeshme e kanë një emër, Nikolla Gruevski dhe Gjorge Ivanov

Ish ambasadori i Bashkimit Europian në Republikën e Maqedonisë, Erwan Fouere, në një prononcim ekskluziv për agjencinë e lajmeve Zhurnal, ka komentuar ngjarjet vandale të huliganëve maqedonas që dje tentuan ta pushtojnë parlamentin me dhunë ku gjakosën liderin dhe kryeministrin e ardhshëm, Zoran Zaev si dhe disa deputetë shqiptar.

Fouere është decid ku thotë se kjo ka qenë rezultat i veprimeve të ish kryeministrit Nikolla Gruevski dhe ithtarëve të tij. Fouere gjithashtu thotë se një pjesë të përgjegjësisë për këtë ngjarje makabre e ka edhe Presidenti Ivanov i cili e shkelë vazhdimisht kushtetutën, duke mos i dhënë mandat shumicës së re parlamentare.

“Dhuna që ka ndodhur në Kuvendin e RM-së, është si rezultat i drejtpërdrejtë i veprimeve të Gruevskit dhe ithtarëve/bashkëmendimtarëve të tij. Duke inkurajuar mbështetësit e tij për të pushtuar Parlamentin, i cili duhet të përfaqësojë vlerat demokratike të një demokracie funksionale ku të zgjedhurit e popullit mendohet të jenë të lirë nga dhuna dhe frikësimi, Gruevski ka treguar mospërfilljen e tij të plotë për sundimin e ligjit, por, nuk është hera e parë ai dhe pasuesit e tij kanë gjak në duart e tyre. Kryetari Ivanov është po aq përgjegjës për këtë ngjarje tragjike dhe për vazhdimin e shkeljes së kushtetutës duke refuzuar të lejojë një tranzicion paqësor të pushtetit pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit 2016”, ka deklaruar ish ambasadori i BE-së në Shkup, Fouere.

Ai gjithashtu iu bënë apel që në mënyrë urgjente BE dhe SHBA të ndërhyjnë në Maqedoni për të garantuar një transfer të qetë të pushtetit për shumicën e re parlamentare. Kjo shumicë sipas Foueres garanton shansin e vetëm për kthimin e sundimit të ligjit. Fouere gjithashtu i’u bënë apel dhe Bashkimit Europian që urgjentisht ti burgosin dhe të bëjnë apel që vandalistët të sillen para organeve të drejtësisë dhe të përballen me forcën e plotë të ligjit.

“Është koha që BE dhe SHBA të ndërhyjnë për të mbikëqyrur dhe për të garantuar një tranzicion paqësor të pushtetit ndaj shumicës së koalicionit, koalicion i arritur para dy muajve më parë nga udhëheqësi i opozitës Zoran Zaev. Kjo përfaqëson shpresën e vetme për kthimin në sundimin e ligjit në Maqedoni dhe për garantimin e së ardhmes së saj evropiane. Për më tepër ata duhet të sigurojnë që përgjegjësit e kësaj dhune të fundit të sillen para drejtësisë dhe të përballen me forcë

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *