Home / Lajme / Maqedoni / Franca e dënon dhunën në Kuvendin e Maqedonisë

Franca e dënon dhunën në Kuvendin e Maqedonisë

Franca me shqetësim të madh e ndjek gjendjen në Republikën e Maqedonisë dhe fuqishëm e dënon dhunën që ndodhi mbrëmë në Kuvend pas zgjedhjes së kryetarit të tij, ceket në reagimin e Ministrisë franceze të Punëve të Jashtme.

“Franca u bën thirrje të gjitha palëve të mbeten të qeta dhe përkujton se vetëm dialogu konstruktiv politik do të mundësojë stabilizim të qëndrueshëm të vendit. Të gjithë liderët politik duhet të ndërmarrin përgjegjësi dhe ta zgjedhin rrugën e dialogut”, thuhet në reagimin, transmetuar nga Ambasada e Francësnë Shkup.

Franca, siç ceket në reagim, konsideron se është me rëndësi thelbësore respektimi i Kushtetutës, parimeve demokratike dhe institucioneve. Përdorimi i dhunës vetëpm do të çojë drejt rritjes së tensioneve, qëndron në reagimin e MPJ-së franceze.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *