Home / Lajme / Botë / Francë: Janë zhdukur qindra emigrantë pasi që është përfshirë në flakë kampi i refugjatëve

Francë: Janë zhdukur qindra emigrantë pasi që është përfshirë në flakë kampi i refugjatëve

Qindra emigrantë janë zhdukur pasi që ishin evakuuar nga kampi i emigrantëve në Francën veriore, që e përfshiu zjarri, ku ishin lënduar të paktën 10 persona.

Kompetentët dyshojnë se zjarri është vënë me qëllim pas përleshjes së 150 emigrantëve afgan dhe kurd.

Zjarrfikësit francez thejksojnë se të paktën 10 persona kanë marrë lëndime në kampin ku nëd kasolle druri ishin vendosur rreth 1.500 njerëz, kryeisht kurdë irakian.

“Asgjë nuk ka mbetur, vetëm hiri”, theksoi shefi i Departamentit verior Mishel Laland.

Shkaku për zjarrin do të konfirmohet me hetim.

Gjatë zjarrit janë shkatërruar pothuajse 300 kasolle, ndërsa emigrantët janë evakuuar në dy gjimnaze.

Gjithashtu lexo

Ishulli i Fazanëve që ndan dy shtete: Këtë vend të vogël e administron gjatë muaj Spanja dhe gjashtë tjerë Franca (Video)

Në provincën Baske, mes qytetit verior spanjoll Irun dhe atij jugperëndimor në Francë, Henda, rrjedh …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *