Home / Lajme / Botë / Francë: Macron-Le Pen në balotazh – (VIDEO)

Francë: Macron-Le Pen në balotazh – (VIDEO)

Për herë të parë në 6 dekada, asnjëra prej partive kryesore nuk ka një kandidat në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të Francës. Pas numërimit të 97% të votave, ish-bankieri Emmanuel Macron, i konsideruar një person jashtë politikës qëndrore, rezulton të ketë siguruar 23.8% të tyre, ndërsa rivalja e tij, udhëheqësja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, 21.5%.

Sfiduesit e tyre më të afërt, François Fillon i qendrës së djathtë dhe Jean-Luc Mélenchon i së majtës, morën secili 19% të votave. Në fjalimin e fitores, Macron huazoi shprehjen e preferuar të rivales, me qëllimin ta përshkruante veten si zgjidhjen patriotike për Francën.

“Shpresoj të bëhem presidenti juaj dhe dua të jem presidenti i të gjithëve, presidenti i patriotëve përballë kërcënimit të nacionalistëve”, tha Macron.

Patriotizmit i ka bërë jehonë edhe Le Peni, që konsideron se vota e dhënë për të është jetike për mbijetesën e Francës.

“Pavarësisht nga vini, pavarësisht origjinës që keni dhe pavarësisht se për kë votuat në raundin e parë, ju ftoj të gjithëve të na bashkoheni, të harroni mëritë e të përqëndroheni tek ajo çfarë është thelbësore për vendin”, tha Le Pen.

Kryefjala e këtyre zgjedhjeve ishin siguria, ekonomia e ngecur e Francës, norma e papunësisë prej 10 për qind dhe ekstremizmi islamik.

Pakënaqësia me kastën aktuale politike ishte ajo që shtyu një numër të madh banorësh të Parisit, përfshirë edhe një pjesë të shtresës së mesme dhe asaj të lartë, të votonin për kandidatët e skajeve.

Edhe pse me mundim, Franca mbetet kështu europiane. Hyrja e një populisteje në balotazh ishte një goditje e fortë për demokracinë, por në fund, për socialdemokratin liberal Emmanuel Macron votoi arsyeja dhe jo emocioni.

 

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *