Home / Lajme / Botë / Francë – Plagosen dy policë në ishullin La Reunion, dyshohet për sulm terrorist

Francë – Plagosen dy policë në ishullin La Reunion, dyshohet për sulm terrorist

Dy policië janë qëlluar me armë zjarri në ishullin frances  La Reunion. Mediat raportojnë se plicët kanë mbetur të plagosur, ndërsa personi që ka qëlluar dyshohet se kishte planifikuar një sulm terrorist.

“Këtë mëngjes dy efektivë policie janë plagosur, ndërsa është arrestuar një person i rrezikshëm” tha në një deklaratë zëdhënësi i policisë.

Mediat franceze raportojnë se policia hyri në shtëpinë e një të dyshuari ekstremist, por u përball me 20-vjeçarin, i cili përdori armën e gjahut, duke plagosur dy efektivët.

Një oficer i policisë u qëllua në krah dhe një tjetër në dorë, ndërsa sulmuesi u “neutralizua”, shkruajnë mediat vendase.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *