Home / Lajme / Botë / Francë, shqiptari qëllohet me plumb në kokë

Francë, shqiptari qëllohet me plumb në kokë

Një burrë është qëlluar me armë zjarri dhe rrezikon seriozisht jetën në lagjen “Arena” në Tuluzë të Francës.

Ngjarja ka ndodhur natën e shkuar (25-26 prill), ku burri me origjinë shqiptare ka mbetur i plagosur rëndë, ndërsa ndodhet në spitalin Purpan.

Sipas mediave franceze, burri rreth të 40-ve është qëlluar me një plumb të vetëm në pjesën e kokës.

Gjendja e tij shëndetësore konsiderohet shumë e rëndë, ndërsa burri u gjet nga zjarrfikësit rreth orës 1:30 minuta të mëngjesit të sotëm në stacionin e metrosë.

Prokuroria e Tuluzës (Toulouse) ka nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e sakta të ngjarjes, ndërsa deri më tani asnjë person nuk është arrestuar.

Gjithashtu lexo

Trump kërkon ndaljen e ndihmës financiare për Serbinë, ‘shpëton’ Kosova

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump po bënë përpjekje që të reduktojë në mënyrë drastike …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *