Home / Kryesoret / Freedom House zbulon pse BDI ndërroi ministrat e vjetër dhe emëroi të rinj

Freedom House zbulon pse BDI ndërroi ministrat e vjetër dhe emëroi të rinj

Organizata prestigjioze ndërkombëtare, Freedom House në raportin e saj të fundit përmban edhe vlerësime lidhur me zhvillimet politike në Maqedoni, gjatë vitit 2016. Sa i përket vendimit të BDI-së për ndryshimin e ministrave dhe zëvendësimin e me ministra të rinj, Freedom House vlerëson se ka ndodhur si rezultat i incizimeve të publikuara, respektivisht “bombave” siç i quanin mediumet në Maqedoni.

“Në prill BDi i ndërroi të gjithë ministrat e saj me fytyra të freskëta duke tentuar të zbusë pakënaqësinë në rritje te elektorati i saj, që u shkaktua me publikimin e bisedave të përgjuara, të cilat qartë përmbajnë zërin e anëtarëve eminent të BD-së”, thuhet në raport.

Mes tjerash aty thuhet se rezultatet e zgjedhjeve të fundit tregojnë se BDI dhe PDSH kanë filluar të humbin kontrollin që kanë mbajtur gjatë kohë në rajonet shqiptare.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *