Home / Lajme / Botë / Fronteks: Muajin e kaluar është rritur numri i emigrantëve të ri në Itali

Fronteks: Muajin e kaluar është rritur numri i emigrantëve të ri në Itali

Rreth 10.800 emigrantë muajin e kaluar arritën në Itali përmes Detit Mesdhe, që është pothuajse për një të pestën më shumë në krahasim me shkurtin, me ç’ka numri i përgjithshëm i emigrantëve të cilët kanë hyrë në Itali këtë vit është rritur në mbi 24.000, njoftoi sot Agjencia e BE-së për kontroll të kufijve të jashtëm – Fronteks.

Fronteks, njoftoi se numri i emigrantëve të cilët këtë vit kanë arritur në Itali është për rreth një të tretëm më i madh sesa periudhën e njëjtë në vitin 2016.

Megjithatë, duke pasur para sysh se rruga migruese e cila çon nga bregu turk deri në Greqi është mbyllur, numri i përgjithshëm i emigrantëve të sapoarritur në Union në tremujorin e parë të këtij viti është ulur për rreth dy të tretat në krahasim me periudhën e njëjtë nga viti i kaluar dhe arrin rreth 32.650.

Komsioni Evropian sot gjatë prezantimit të raportit më të ri për realizimin e kuotave për sistemim të emigrantëve akuzoi se anëtaret e Unionit “pranojnë më pakë emigrantë:”

Bullgaria, Qiproja, Greqia, Kroacia, Malta, Polonia, Rumania, Sllovakia dhe Sllovenia ende nuk kanë pranuar asnjë refugjatë sipas marrëveshjes me Turqinë.

Në dokument theksohet se deri tani Bullgaria ka pranuar nga Greqia 29 kandidatë për azil prej 310 kërkesa të parashtruara. Bullgaria i ka premtuar Greqisë se do të pranojë gjithsej 831 kandidatë dhe deri tani ka realizuar vetëm tre për qind nga premtimi.

Në përgjithësi në BE tregohet progres në realizimin e kuotave, por KE-ja bën thirrje për përpjekje më të mëdha. Deri tani janë zhvendosur përafërsisht 32.000 emigrantë

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *