Home / Lajme / Rajon / Fundoset anija me emigrantë drejt Greqisë, 16 të vdekur

Fundoset anija me emigrantë drejt Greqisë, 16 të vdekur

Të paktën 16 persona humbën jetën si pasojë e mbytjes së një anijeje migrantësh në ishullin e Lesbos, përballë brigjeve turke në lindje të detit Egje, theksoi policia portuale greke.

Trupat e viktimave, katër prej të cilave gra u gjetën nga një patrullim i Frontex, agjencia evropiane e kufijve, ndërkohë që një e mbijetuar, një grua shtatëzënë ka mundur të shpëtojë.

Autoritetet greke dhe anija Frontex vazhdojnë kërkimet në zonë.

Policia portuale theksoi se nuk e dinte numrin e saktë të pasagjerëve në bordin e anijes, që është mbytur për shkaqe të panjohura në brigjet e Lesbos, me shumë gjasa nisur nga brigjet turke, përcjell atsh.

Gjithashtu lexo

Tiranë: Vret bashkëshorten e më pas vetëvritet – (VIDEO)

Një telefonatë e mbërritur paraditen e së dielës në numrin e emergjencave 112, ka lajmëruar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *