Home / Lajme / Fuqia Kurative e Nenexhikut të Egër

Fuqia Kurative e Nenexhikut të Egër

Nenexhiku i egër është një nga erëzat më të preferuarat të stinës, jo vetëm për vlerat mjekësore, por edhe për shijen dhe aromën që përcjell. Gjethet e nenexhikut të egër janë përdorur që në lashtësi dhe aroma e tyre gjithnjë ka simbolizuar mikpritjen në shumë kultura. Kërkimet shkencore të kohëve moderne vazhdojnë të provojnë atë që tashmë dihet në mbarë botën: nenexhiku i egër është një nga kurat bimore më të çmura të natyrës. Ndryshimi kryesor mes nenexhikut të egër dhe atij të kultivuar qëndron në faktin se ndryshe nga nenexhiku i butë i vazove apo oborreve, nenexhiku i egër gjendet i rritur vetë në natyrë duke i mbijetuar vetë kushteve atmosferike dhe elementëve natyrorë. Shqipëria është një nga vendet e bekuara me këtë bimë mjekësore dhe nenexhiku i egër gjendet shpesh nëpër pyje dhe kullota. Pesë vlerat shëndetësore të çajit të nenexhikut të egër 1. Largon stresin Çaji i nenexhikut të egër është aleat shumë i fuqishëm kundër stresit dhe ankthit. Mentoli që gjendet në këtë barishte, qetëson muskujt, një aspekt fizik që përkthehet në një trup dhe mendje të qetë dhe pa ankth. Përpiquni të shijoni çajin e nenexhikut të egër, dëgjoni këngët tuaja të preferuara, jepini vetes një pushim të shkurtër dhe do të përfitoni qetësinë e munguar. 2. Sjell gjumin e munguar Nëse pini çaj nenexhiku përpara se të shkoni në shtrat, atëherë do të bëni një gjumë të qetë. E gjithë kjo aftësi e këtij çaji, vjen nga përmbajtja e mentolit tek nenexhiku. Jo vetëm që ai qetëson muskujt, por edhe ju ndihmon të keni ëndrra të bukura. Përpiquni të lexoni një libër teksa pini çaj nenexhiku. Qëndroni larg televizorit, tabletëve apo telefonave. Leximi është një proçes që e vë imagjinatën në punë dhe ju qetëson duke ju transportuar drejt pushimit të ëndrrave.

3. Rrit përqendrimin Keni vështirësi të përqendroheni? Zgjidhja qëndron tek çaji i nenexhikut të egër. Një studim i publikuar në Revistën Ndërkombëtare të Neuroshkencës zbuloi që çaji i nenexhikut të egër rrit përqendrimin dhe vigjilencën. Një studim tjetër i Universitetit të Sinsinatit në SHBA zbuloi se aroma e nenexhikut ishte më e rëndësishme se konsumimi i vetë çajit. Kjo aromë arrin të rrisë vigjilencën dhe përqendrimin, madje stimulon kujtesën. Hidhni gjethet e nenexhikut në një enë me ujë të valuar dhe mbulojeni me kapak deri sa të ziejë. Mbajeni çajnikun në dhomën e ndenjes, hapeni kapakun dhe lëreni aromën të pushtojë shtëpinë tuaj. Do të ndieni ndryshimin menjëherë. 4. Kuron sinozitin Konsumi i lëngjeve të ngrohta si çaji me mjaltë mund të ndihmojë me zhbllokimet në rrugët e frymëmarrjes, por çaji i nenexhikut të egër është më special, falë mentolit, që është një zhbllokues natyral sidomos ndaj sinozitit, të ftohtit, kollës dhe alergjive. Lëngu i ngrohtë i nenexhikut gjithashtu kuron fytin e lënduar, një nga simptomat më frekuente të virozave dhe të ftohtit. Nëse vuani nga hundët e bllokuara ose fyti i lënduar, kombinoni çajin e nenexhikut me limon dhe mjaltë. 5. Zgjidh problemet me stomakun Çaji i nenexhikut është një kurë natyrale për disa probleme me stomakun, siç janë fryrjet, gazrat dhe konstipacioni. Arkeologët kanë zbuluar që nenexhiku është përdorur në mjekësinë popullore për mbi 10,000 vjet. Madje edhe sot, vaji i nenexhikut përdoret nga ekspertët për të kuruar problemet me stomakun dhe zorrët. Çaji i nenexhikut lehtëson kalimin e gazrave në organizëm, largon të vjellat, zgjidh problemet me diarenë dhe konstipacionin. Sugjerohet që nëse vuani nga këto simptoma ta pini çajin përpara se të shtriheni për të fjetur. Pavarësisht këtyre vlerave të mira, nuk duhet harruar që çaji i nenexhikut të egër mund të ketë disa efekte anësore. Disa njerëz janë alergjikë ndaj mentolit, ndaj duhet pasur kujdes. Femrat shtatzënë duhet të dinë gjithashtu që çaji i nenexhikut relakson uterusin dhe mund të rrisë rreziqet e abortit.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *