Home / Lajme / Maqedoni / Fushatë për ngritjen e vetëdijes prej pasojave të dëmshme prej falsifikimeve

Fushatë për ngritjen e vetëdijes prej pasojave të dëmshme prej falsifikimeve

Mbrojtja e konsumatorëve prej blerjes së produkteve të falsifikuara është qëllimi i fushatës për ngritjen e vetëdijes për pasoja të dëmshme, që u mbajt në Shkup në kuadër të projektit Tuining “Përforcimi i të drejtave me pronësi intelektuale” i zbatuar nga “Zyra daneze për marka tregtare dhe patenta”.

Nga Drejtoria doganore, e cila mori pjesë në fushatë, theksojnë se produktet e falsifikuara paraqesin rrezik të madh për shëndetin e njerëzve, ndërsa ekonomia botërore shënon humbje të mëdha për shkak të veprimeve të cilat lidhen me prodhimin dhe lëshimin në qarkullim të produkteve të falsifikuara.

“Një prej prioriteteve kryesore të Drejtorisë doganore të Republikës së Maqedonisë është zhvillimi i kapacitetit institucional dhe administrativ për luftë efikase dhe efektive kundër falsifikimeve dhe piraterisë, përmes vendosjes së masave të përforcuara të kontrollit doganor për zbulimin dhe parandalimin e importit, transitit dhe importit të mallrave që e shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale, si dhe bashkëpunimin e rritur me bartësit e kësaj të drejte dhe përfaqësuesve të tyre në Republikën e Maqedonisë nga njëra anë me të gjitha institucionet kompetente në vend dhe jashtë vendit nga ana tjetër”, theksojnë në kumtesën e Drejtorisë doganore të RM-së.

Në ngjarje morën pjesë edhe ekspertët e BE-së, bashkëpunëtorë të projektit Tuining, përfaqësues të Entit shtetëror për pronësi intelektuale dhe institucionet e tjera relevante.

Fushata vazhdon në Tetovë më datën 28 të këtij muaji.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *