Home / Kryesoret / Fyerjet e komitëve, gjobë për Vardarin – (VIDEO)

Fyerjet e komitëve, gjobë për Vardarin – (VIDEO)

Komisioni i Disiplinës pranë FFM-së, duke vepruar në bazë të fletëparaqitjeve të Komisionit të Garave, sot ka marrë vendim për incidentin e ndodhur në ndeshjen Vardari – Shkëndija të zhvilluar në kuadër të javës së 20-të të LPFM-së. Në arsyetimin e vendimit të tyre Komisioni i Disiplinës shkruan se “Vardari”, dënohet me 1.000 euro, për organizim të dobët dhe sjellje jo të hijshme të tifozëve të tij në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të javës së 20-të të LPFM-së, me Shkëndijën.

Ndryshe Komisioni i Garave gjashtë javë më parë pati njoftuar se proces disiplinor ndaj skuadrës së Vardarit do të ngrihet për shkelje të rregullave të garave edhe atë për:

Organizim të dobët të ndeshjes, Fyerje në baza nacionale, Fyerje të zyrtarëve të FFM-së si dhe për hedhje të piroteknikës në fushë. Përpos ofendimeve, fansat e Vardarit kërkuan që numri një i futbollit vendor Ilço Gjorgjioski, të braktis këtë detyrë.

 

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *