Home / Kryesoret / Gashi dhe Spasovski thonë se Lëvizja BESA nuk do t’i tërheq nënshkrimet

Gashi dhe Spasovski thonë se Lëvizja BESA nuk do t’i tërheq nënshkrimet

“Nuk kemi sjell vendim se a do të hyjmë në Qeveri. Bisedojmë vetëm për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Ne nuk i tërheqim nënshkrimet, do ta ndihmojmë procesin aq sa mundemi”, deklaroi deputeti i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, në emisionin e mbrëmshëm në “Top tema” të televizionit “Telma”, njofton Portalb.mk.

Ai këtë e tha, pasi shefi i kabinetit të Ali Ahmetit, deputeti Artan Grubi, dje deklaroi se Lëvizja BESA i ka tërhqeur nënshkrimet që ia ka dhënë liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, pasi që kanë vendosur të mos e përkrahin kandidatin për kryetar të Kuvendit, Talat Xhaferi.

Gashi shtoi se nuk e pengojnë procesin për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe se ai mund të zgjidhet edhe pa ata, por duan të tregojnë se në këtë mënyrë, Qeveria e re nuk do të jetë reformuese.

Sekretari gjeneral i LSDM-së, Oliver Spasovski, gjithashtu ka qenë i ftuar në emisionin “24 Analizë” në “TV 24”, konfirmoi se Lëvizja BESA ngelet në shumicën e re parlamentare.

BDI dje ka pasur takim me Kryesinë Qendrore në selinë e partisë në Reçicë të Vogël ku është diskutuar për zgjidhje nga dalja e krizës politike dhe mundësia e tërheqjes së ministrave të BDI-së nga Qeveria.

“Bisedojmë për zhbllokim të gjendjes, gjegjësisht dorëheqjen e ministrave të BDI-së, por për këtë punë ekzistojnë dy interpretime. Gjegjësisht, ministrat e BDI-së të mund të japin dorëheqje, por nuk ka ku t’i dorëzojnë dorëheqjet. Interpretimi i dytë është se ata mund të japin dorëheqje dhe nuk do t’i kryejnë funksionet derisa të formohet Qeveria e re”, deklaroi lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, pas mbarimit të takimit.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *