Home / Lajme / Rajon / Gazetari serb e quan Ramen ‘lideri më i madh i Ballkanit’, çmenden mediat serbe

Gazetari serb e quan Ramen ‘lideri më i madh i Ballkanit’, çmenden mediat serbe

Mediat serbe kanë sulmuar gazetarin  në Beograd, Slobodan Georgiev, duke e quajtur ‘më shqiptar se shqiptarët’, lidhur me një reagim të tijin në Twitter, ku ai thotë se Edi Rama është lideri më i madh i Ballkanit.

“Edhe një nga deklaratat e pakripë, edhe psee kampanja dhe zgjedhjet janë kryer. Por, çfarë do të thotë kjo? Lider është Rama e jo ti”, ka shkruar Georgiev duke u thirrur në deklaratat e kryeministrit serb Aleksandar Vucic me rastin e paralajmërimeve të krijimit të Shqipërisë së Madhe të cilat u thanë ditëve të fundit nga kryeministri shqiptar Edi Rama dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçit.

Gazeta serbe Informer, tutje shton se, këto deklarata të Georgiev’it dhe sulmuesve nga OJQ’të urrejnë gjithçka që është serbe, dhe nuk duhet askush të çuditet prej tyre, duke pasur parasysh deklaratat e tij të mëhershme kur ka pohuar se “Serbia është krijesë fashiste”.

Gjithashtu lexo

“Balena Blu” shënon një tjetër viktimë, adoleshenti vret veten me qese plastike

Loja “Balena Blu” vazhdon që t’i marrë jetën adoleshentëve. Një 14 vjeçar indian dyshohet se …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *