Home / Lajme / Rajon / Gjata: PD e humbi shansin për të marr pjesë në zgjedhje, por ekziston një mënyrë që…

Gjata: PD e humbi shansin për të marr pjesë në zgjedhje, por ekziston një mënyrë që…

Djegia e afatit të 10 prillit nga partitë e opozitës për të mos u regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka eliminuar çdo shans që ato të marrin pjesë në zgjedhje më 18 qershor.

Sipas ish-kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Çlirim Gjata, e vetmja mënyrë që PD-ja dhe aleatët e saj të marrin pjesë në zgjedhje është duke caktuar një datë të re.

Në një prononcim për “Panorama”, Çlirim Gjata ka theksuar se dekretimi i një date të re të zgjedhjeve nga Presidenti është e vetmja mënyrë që të rikthehet normaliteti dhe partitë e djathta të jenë pjesë e zgjedhjeve.

“Ligjërisht dhe praktikisht, në të gjitha drejtimet opozita nuk merr pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit. E vetmja rrugë është shtyrja e zgjedhjeve, sepse me shtyrjen e zgjedhjeve në një datë të re e rivendos edhe një herë në afatin 70-ditor para zgjedhjeve, pasi tani 70-ditëshi nuk llogaritet në datën 18 qershor, por me datën e re. Kjo do të bënte që të regjistroheshin partitë, prandaj gjithçka varet nga kompromisi politik që duhet të ndodhë normalisht që ta kthente në normalitet”, tha Gjata.

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Shkup

Në një restorant në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup ka ndodhur një rrahje mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *