Home / Lajme / Rajon / Gjenden në Shqipëri trupat e dy peshkatarëve italianë. Emrat

Gjenden në Shqipëri trupat e dy peshkatarëve italianë. Emrat

Janë gjetur në ujërat e Vlorës, kufomat e 48-vjeçarit Sante Lanzilloti dhe 46-vjeçarit, Francesko De Blasi, dy peshkatarë amatorë nga Carovino e Brindisit, të zhdukur qëkurse ishin nisur nga porti i Torre Santa Sabina. Trupat tani janë në Vlorë dhe do të dërgohen në Itali për hetime të mëtejshme.

Familjet e dy viktimave janë nisur për në Shqipëri për të bërë identifikimin e trupave pasi janë vënë në dijeni nga Policia e Brindisit.

Duket se vdekja ka ardhur nga mbytja, por kjo do të duhet një autopsi e autorizuar nga prokuroria e Brindisit që ta konfirmojë zyrtarisht vdekjen e tyre./Syri.net

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Shkup

Në një restorant në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup ka ndodhur një rrahje mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *