Home / Lajme / Botë / Gjendet një letër në vendin e krimit në Dortmund

Gjendet një letër në vendin e krimit në Dortmund

Policia ka gjetur një letër ku merret përgjegjësia mbi atë që ata e quajnë “sulm të shënjestruar” në autobusin e skuadrës së Borussia Dortmund.

Autobusi ishte dëmtuar pasi qe tre eksplodimet ndodhën kur trajneri po e merrte rrugën nga hoteli i klubit në zonën e Hochsten të Dortmundit për në stadiumin Signal Iduna Park, për ta zhvilluar çerekfinalen e Ligës së Kampionëve ndaj Monakos.

“Një letër u gjet afër skenës së krimit. Ne po e kontrollojmë intenzivisht autencitetin e letrës”, tha prokurorja publike, Sandra Lucke, në një konferencë për shtyp.

“Ne gjetëm dikë që ka marrë përgjegjësi për sulmin, në letër. Shkaku i hetimeve, nuk mund të flasim më shumë”, shtoi ajo

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *