Home / Lajme / Rajon / Gjendet një tjetër laborator droge, kanabis në dy katet e një pallati

Gjendet një tjetër laborator droge, kanabis në dy katet e një pallati

Një tjetër laborator kanabisi është zbuluar gjatë natës. Mësohet se këtë herë laboratori i kanabisit është zbuluar në një pallat në lagjen “Kastriot” të Fierit.

Burime nga policia thanë se, dy katet e një pallati të ri ishin kthyer në një serë për rritjen e kanabisit.

Por si u zbulua ky laborator? Nga faturat e energjisë që shkonin deri në 3 milionë lekë të vjetra. Kjo gjë ka shkaktuar edhe dyshimet duke sjellë edhe kontrollin e policisë.

Dyshimet janë që aty të jenë gjetur mijëra rrënjë kanabisi të mbjella.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *