Home / Lajme / Rajon / Gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit Bajram Rexhepi vazhdon

Gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit Bajram Rexhepi vazhdon

Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi i cili mbrëmë pësoi sulm në tru, aktualisht mësohet se është pa vetëdije.

 Mësojm se gjendja e tij shëndetësore pas disa sulmeve të pësuara gjatë natës është pak më stabile, por ende vazhdon të jetë pa vetëdije.

Ish-kryeministrit të vendit tashmë i janë bërë të gjitha ekzaminimet e nevojshme në repartin e neurologjisë, ai tani nën masa të sigurisë gjendet në intensiv.

Mësohet se Rexhepi pasi ka kryer orën e tij e të kujdestarisë në punë, ai ka shkuar në shtëpi rreth orës nëntë të mëngjesi, ku diku pas një ore ka pësuar sulm në tru.

E kanë dërguar në urgjencë në Mitrovicë ku më pas e kanë dërguar në QKUK në Prishtinë. Rreth mesnate sërish ka pësuar sulm në tru. “Gjendja e tij edhe pse pa vetëdije është më stabile”

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *