Home / Lajme / Botë / Gjermania, 5000 euro shpërblim për gjetjen e vrasësve të shqiptarit

Gjermania, 5000 euro shpërblim për gjetjen e vrasësve të shqiptarit

Hetuesit, duke mos mundur të identifikojnë fajtorët, kanë shpallur një shpërblim prej 5000 eurosh për ata që ndihmojnë në kapjen e tyre.

Vrasja e një shqiptari për hakmarrje që ishte bërë më 9 janar para një shkolle në Visselhövede vazhdon të preokupojë mediat gjermane. Autoritetet e hetimeve duke mos mundur të identifikojnë fajtorët, kanë shpallur një shpërblim prej 5000 eurosh për ata që ndihmojnë në kapjen e tyre.

Bëhet fjalë për dy persona që kishin zbritur nga një motoçikletë dhe kishin qëlluar me armë zjarri mbi shqiptarin 46 vjeçar, shkruan dpa.de. Sipas saj, hetuesit kishin zbuluar se personi tashmë i vrarë kishte qëndruar në burg në Shqipëri për një vrasje të kryer ndërsa familjarët e të vrarit ishin betuar për gjakmarrje, transmeton albinfo.ch.

Policia gjermane ka gjetur gjurmët ADN të autorëve të vrasjes.

Ndërkohë, hetimet rreth vrasjes së rëndë të kryer në Gjermani, kanë filluar edhe në Shqipëri, njoftojnë mediat gjermane.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *