Home / Lajme / Maqedoni / Gjinekologu në Shkup për nëntë muaj ka mashtruar pacienten se është shtatzënë

Gjinekologu në Shkup për nëntë muaj ka mashtruar pacienten se është shtatzënë

Gjinekologu nga Shkupi për nëntë muaj ka manipuluar dhe mashtruar pacienten e tij se është shtatzënë, edhepse në barkun e saj nuk ka pasur asnjë foshnje. Gjatë kohës së shtatzënisë së rreme, mjeku ka kryer kontrolle gjinekologjike, ka matur qafën e mitrës dhe e ka bindur verbalisht se ajo është shtatzënë, ndërsa ajo ka qenë e detyruar të merr ilaçe dhe terapi të panevojshme. Në çdo kontroll i ka dhënë inçizime eko, të cilat i ka përgatitur paraprakisht,

Pacientja e cila dëshiroi të mbetet anonime, në redaksinë e Nova TV, ka dorëzuar gjithë dokumentacionet e kontrolleve mjekësore, si dhe padinë kundër gjinekologut. Kundër tij, është ngritur padi penale për: vepra të rënda kundër shëndetit të pacientëve dhe mashtrime dhe falsifikime.

Kjo grua e cila nuk ka pasur sukses të ngelë shtatzënë, i besoi mjekut, i cili më parë ka punuar në një spital dhe më pas në një tjetër. Nga shtatori i vitit të kaluar është pranuar në punë në Klinikën për gjinekologji dhe akusheri në Shkup.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *