Home / Shëndeti / Gjithçka Që Duhet Ditur Mbi Përdorimin dhe Gatimin Me Vaj Ulliri

Gjithçka Që Duhet Ditur Mbi Përdorimin dhe Gatimin Me Vaj Ulliri

Vaji i ullirit, është një produkt të cilit i janë thurur lavde prej shekujsh dhe me plot të drejtë. Çdo popullatë në botë që ka bazuar ushqyerjen e saj tek vaji i ullirit ka pasur shëndet të mirë dhe jetë të gjatë. Shembullin më të afërt e gjejmë te Greqia fqinje, ku janë të provuara vlerat shëndetësore të përfshirjes së vajit të ullirit në stilin e tyre të ushqyerjes. E njëjta gjë vërehet në Spanjë. Studimet kanë treguar që konsumi i vajit të ullirit në të dy vendet ka çuar në rënien e vdekshmërisë me 26 përqind. Vaji i ullirit kombinohet në mënyrë të shëndetshme me ushqimet e tjera Të dhënat shkencore sugjerojnë që vaji i ullirit kombinohet mjaft mirë me ushqyesit dhe përbërësit e një sallate. Po kështu, vaji i ullirit ul tensionin e gjakut dhe mbron vajrat e mirë Omega-3 tek peshqit që i nënshtrohen skuqjes ose pjekjes. Nëse vajin e ullirit e përdorni për marinimin dhe gatimin e mishit, atëherë do t’i japë atij një shtresë të mirë antioksidantësh dhe do të largojë kimikatet e dëmshme që çlirohen gjatë temperaturave të larta. Nëse vajin ekstra të virgjër të ullirit e përdorni me perime, atëherë do të përftoni një dozë të fuqishme antioksidantësh dhe vitaminash. Antioksidantët te vaji i ullirit janë të rëndësishëm për shëndetin Antioksidantët tek ushqimet dhe ndikimi i tyre në organizmin dhe mirëqenien tonë kanë qenë gjjithnjë një subjekt i rëndësishëm studimesh shkencore. Autoriteti për Sigurinë Shëndetësore në Bashkimin Evropian ka pranuar rëndësinë e antioksidantëve në vajin ekstra të virgjër të ullirit në uljen e stresit oksidues të kolesterolit të keq, një nga shkaktarët më të këqinj të sëmundjeve të zemrës. Antioksidantët tek vaji i ullirit arrijnë të neutralizojnë kimikatet e këqija që formohen në trup dhe shkaktojnë një sërë sëmundjesh të rënda. Llojet e ndryshme të vajit të ullirit dhe siguria në gatim Vajin e ullirit mund ta përdorni për skuqje, kavërdisje dhe pjekje për sa kohë temperatura e përdorur nuk kalon 200 gradë celcius. Rrjedhimisht nuk ka arsye përse të shqetësoheni për rreziqet e kimikateve gjatë gatimit. Një studim i kohëve të fundit tregoi se përdorimi i rregullt i vajit të ullirit në gatim nuk rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Antioksidantët që përmban vaji mund të zbehen pak gjatë gatimit por mbeten të paprekur. Këshillat kryesore për përdorimin e vajit të ullirit Vaji ekstra i virgjër mund të përdoret në pjekje, skuqje, kavërdisje, rosto, spërkatje, aromatizim ose thjesht për të lyer një fetë bukë të thekur, siç e bëjnë në çdo vend të Mesdheut. Ekspertët rekomandojnë ta konsumoni vajin e ullirit në çdo vakt, madje edhe në mëngjes me fruta dhe arrorë.

Gjithashtu lexo

Zonja, kjo bimë bën që të mos shkoni kurrë tek gjinekologu RECETA

Problemet gjinekologjike, të cilat mund të jenë nga më të lehtat e deri tek më …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *