Home / Lajme / Botë / Gjukanoviq: Vendimi për anëtarësimin në NATO është nga rëndësia historike

Gjukanoviq: Vendimi për anëtarësimin në NATO është nga rëndësia historike

 Lideri i Partisë Demokratike të Socialistëve të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, deklaroi se vendimi për konfirmimin e Marrëveshjes veriatlantike është “me rëndësi të madhe historike” për këtë shtet ballkanik, transmeton Al Xhazira Ballkan.

Ky vendim, që duhet të sillet më 28 prill në Cetinje, do të jetë në pajtim me Kushtetutën e Malit të Zi dhe askush nuk do të mund ta kontestojë, tha ai për TV “Prva” malazeze.

“Jam i bindur se as ripërtëritja e pavarësisë në vitin 2006 nuk do të thotë aq shumë nëse nuk do ta realizonim anëtarësimin në NATO. Dëshmia më e mirë për këtë janë vendet fqinje të cilat nuk janë në gjendje ta definojnë kursin e tyre strategjik për zhvillim”, tha Gjukanoviq dhe shtoi se është mjaft i drejtë vendimi për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO që të vendoset në Kuvend, sepse kjo është në pajtim me Kushtetutën.

“Qytetarët vendosën, kështu që mendoj se është i panevojshëm spekulimi për atë se sa deputetët do të jenë në sallë kur do të votohet për të. Nuk ka kurrfarë dyshimi se vendimi do të sillet në mënyrë të dukshme, jemi në dijeni si funksionon Kuvendi”, shtoi lideri i PDS-së dhe ish-president dhe kryeministër i Malit të Zi.

Duke folur për pjesën e opozitës që është kundër NATO-s dhe për anëtarësimin në BE, ai tha se është vetëm “një kamuflim i qëndrimit antievropian”.

Gjukanoviq shtoi se para së gjithash mendon në liderët e “të ashtuquajturës opozita civile”.

“Ata përcaktohen jo për sistemin evropian, por për atë rus të vlerave. Nuk kam kurrfarë paragjykime të këqija ndaj Rusisë, përkundrazi, por nuk kam dilema rreth asaj se cili është modeli më i suksesshëm”, tha ai

Gjithashtu lexo

Po rrëshqiste në tobogan me miqtë, rrëzohet dhe lëndon rëndë qafën dhe shpinën – pamjet rrëqethëse publikohen në internet (Video, +16)

Toboganët e mëdhenj të montuar në pishina ofrojnë adrenalinë dhe një përvojë unike. Megjithatë, shpesh …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *