Home / Lajme / Maqedoni / Gjurçevski: Gjendja e sigurisë e rëndë por jo kritike

Gjurçevski: Gjendja e sigurisë e rëndë por jo kritike

Situata e sigurisë në vend nuk është në faze kritike, pavarësisht se organet e rendit nën ndikimin e politikës dy ditë më pare dështuan në përmbushjen e detyrave të tyre, gjegjësisht parandalimin e turmës për të mos hyrë në Institucionin më të lartë ligjvënës. Kështu vlerëson eksperti i sigurisë Lubomir Gjurçevski, sipas të cilit nuk guxon edhe njëherë të përsëritet që grupe të organizuara apo mafia të uzurpojnë institucionet e shtetit.“Për momentin gjendja e sigurisë në Maqedoni është e ngarkuar dhe e rëndë por nuk mund të thuhet se është në ndonjë fazë kritike. Pas kësaj ngjarje edhe grupet e organizuara kriminele të mos them mafia në Maqedoni që e uzurpon shtetin do të mendohen pak për aktivitetet e tyre të ardhshme dhe a do të guxojnë përsëri t’i pengojnë aktivitetet kushtetuese të cilat duhet t’i zbatojë shumica parlamentare rreth zgjedhjes së qeverisë së re. Policia erdhi deri në shkallën më të lartë të politizimit të mundur ku polica në të shumtën e rasteve nuk veprojnë në mënyrë profesionale dhe ligjore por veprojnë sipas urdhrave të liderëve partiak, përkatësisht liderit të VMRO-DPMNE i cili e dimë që deri në vitin 2015 ishte kryeministër”, deklaroi për Alsat-M, Lubomir Gjurçevski.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *