Home / Kryesoret / Gjuriq takon ndërkombëtarët – (VIDEO)

Gjuriq takon ndërkombëtarët – (VIDEO)

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë, Marko Gjuriq, sot në Beograd ka mbajtur një takim urgjent me përfaqësuesit e lartë të EULEX-it, transmeton Televizioni Koha.

Ai këtë mbledhje e kishte thirrur gjoja në lidhje, siç i ka quajtur ai, “sulmet gjithnjë e më të shpeshta mbi serbët dhe kërcënimet e hapura të dhunës që vijnë nga qarqet ekstreme politike dhe fetare në Kosovës”,.

Sipas deklaratës, Gjuriq ka kërkuar nga përfaqësuesit ndërkombëtarë ka kërkuar që të marrin “masa konkrete vendimtare për të parandaluar rrezikimin e sigurisë së njerëzve dhe pronës që të parandalohet përkeqësimi i mëtejshëm i situatës së sigurisë në Kosovë”, transmeton Televizioni Koha.

Gjuriq theksoi se është e nevojshme që të bëhen përpjekje serioze pasi, sipas siç kishte thënë ai, mund të rrezikojnë gjithcka që është arritur në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, transmeton Televizioni Koha.

Gjuriqit si duhet nuk i kishin mjaftuar vetëm zyrtarët e EULEX-it, pasi ai kishte biseduar edhe me shefen e Evropës Perëndimore, Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë, në Shërbimin e Veprimit Angelina Ajhorst Jashtëm Evropian në lidhje me situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe perspektivat e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. /Tv Koha/

 

 

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *