Home / Lajme / Maqedoni / Gjykata e Lartë do t’i shqyrtojë propozimet e Vangellovskit që ‘bombat’ të mos shfrytëzohen si dëshmi

Gjykata e Lartë do t’i shqyrtojë propozimet e Vangellovskit që ‘bombat’ të mos shfrytëzohen si dëshmi

Gjykata e Lartë pas festave të Pashkëve do t’i shqyrtojë dy propozimet e kryetarit të Gjykatës së Lartë, Jovo Vangellovski, që ‘bombat’ nga bisedat e përgjuara të mos shfrytëzohen si dëshmi në procedurë penale dhe Prokuroria Speciale Publlike të shpallet si e paautortizuar, thonë për Makfaks nga Gjykata e Lartë shtetërore,

Në seancën e djeshme e cila zgjati më shumë se tre orë, gjykatësit e lartë, refuzuan ‘Për’ të ashtuquajturën referate të dorëzuara nga kryetari i Gjykatës, Jovo Vangellovski.

Burime nga Supremja, thonë se te një pjesë e gjykatësve të lartë është shfaqur dyshimi pse gjyqi duhet të vendos që ‘bombat’ të mos shfrytëzohen si dëshmi në procedurë, kur Gjyqi Penal Shkupi 1 dhe më pas edhe Gjyqi i Apelit Shkup, i ka shpallur të paautorizuara dëshmitë në procedurë.

Seanca filloi pardje, kur është hedhur poshtë kërkesa për marrjen e vendimit të Vangellovskit nga Këshilli penal, i cili duhet të ndërpresë paraburgimin e biznesmenit Sead Koçan.

Gjithashtu lexo

Specialja mbetet me një prokuror më pak!? (Video)

Prokuroria Speciale mund të mbetet edhe me një prokuror më pak. Sipas burimeve jo zyrtare, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *