Home / Kryesoret / Gjykata në Colmar nuk merr vendim për Haradinajn?

Gjykata në Colmar nuk merr vendim për Haradinajn?

Beograd – Gjykata e Apelit në Colmar, që duhet të marrë vendim lidhur me kërkesën e Serbisë për ekstradimin e Ramush Haradinajt, nesër, sipas të gjitha gjasave, nuk do të marrë vendim për kërkesën.

Kjo i është thënë agjencisë Tanjug në gjykatën franceze. Siç u tha, vendimi ndoshta do të shtyhet për një seancë tjetër.

Në seancën e gjykatës, e cila është planifikuar për të enjten në ora 13 do të diskutohen përgjigjet e mundshme nga Ministria e Drejtësisë e Serbisë për pyetjet e gjykatës, tha në një deklaratë për Tanjug zëdhënësesja e gjykatës, Sandra di Rosa, raporton B92.

E pyetur se çfarë mund të pritet në seancën e nesërme, ajo tha se trupi hetimor ka të ngjarë të shtyjë vendimin për shkak të shqyrtimit në një seancë tjetër.

Ministria serbe e Drejtësisë dhjetë ditë më parë i ka dërguar gjykatës franceze përgjigjet e pyetjeve shtesë të dhëna nga Zyra e Prokurorisë së Serbisë për krimet e luftës, e cila po heton Haradinajn si “të dyshuar për kryerjen e krimeve të luftës në Kosovë”.

Gjithashtu lexo

Almira e vogel ka nevoj per ndhim nëna e Almirës ju lutet të gjithëve

Sapo na erdhi ky mesazh në redaksin e mesazheve të Televizionit Koha. Nje nënë kërkon …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *