Home / Lajme / Rajon / GJYKATA RIKTHEN NË BURG “BOSIN E DROGËS” NASER KELMENDIN, JA PSE

GJYKATA RIKTHEN NË BURG “BOSIN E DROGËS” NASER KELMENDIN, JA PSE

Bosi i drogës, Naser Kelmendi, i cili fitoi pak kohë më parë lirinë, Gjykata e Apelin ka anuluar vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës e cila caktoi masën e sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpiak. Kutjojmë se Naser Kelmendi u akuzua për tregti me drogë, krim të organizuar dhe vrasjen e Ramiz Delaliç nga Bosnje Hercegovina. Një kolegj penal i Gjykatës së Apelit i përbërë nga dy gjykatës ndërkombëtarë të EULEX-it dhe një vendor aprovoi ankesën e prokurorisë kundër Aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, duke e anuluar atë ndërsa ndaj të pandehurit është urdhëruar masa e paraburgimit prej dy muajsh, deri më 03.06.2017.

“Gjykata e Apelit ka gjetur se ekzistojnë shkaqe ligjore të parapara në dispozitat e Kodit të Procedurës Penale të Kosovës për caktimin e kësaj mase”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të Gjykatës së Apelit, Arbër Jashari, dërguar “Radios Evropa e Lirë”.

Kelmendi i lindur në Pejë, aktualisht shtetas i Bosnjë Hercegovinës, është arrestuar më 6 maj, 2013, nga Policia e Kosovës, në bazë të urdhër-arrestit ndërkombëtar, të lëshuar nga autoritetet boshnjake dhe që nga ajo kohë është në paraburgim në Kosovë. Më 1 qershor, 2012, nga Departamenti i Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Naser Kelmendi është identifikuar nën Aktin për Bosët e Narkotikëve të Jashtëm si një trafikant i lëndëve narkotike.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *