Home / Lajme / Botë / Gjykatat në Arkansas bllokojnë ekzekutimet e të dënuarve me vdekje

Gjykatat në Arkansas bllokojnë ekzekutimet e të dënuarve me vdekje

Ajo që konsiderohej si një sfidë mes shtetit të Arkansas dhe shoqërive për të drejtat civile për ligjshmërinë e dënimit me vdekje, është kthyer në një betejë të hapur mes autoriteteve dhe firmës farmaceutike Big Pharma.

Arkansas nuk ekzekuton të dënuar me vdekje që nga 2005, por afrimi i datës së skadencës së midazolam, një nga tre substancat e përdorura për inxheksionin vdekjeprurës, kishte bërë që autoritetet amerikanë të përshpejtonin ekzekutimin me vdekje të 8 personave brenda 10 ditësh. Duke shkaktuar reagime të ashpra. Pezullimi i parë i ekzekutimit u bë në 6 prill, ndërsa të shtunën u pezulluan 7 ekzekutime të tjera.

Për ekzekutimet me vdekje në Arkansas përdoren tre substanca të ndryshme, por në bazë të situatës së krijuar prodhues të tre farmacive kanë refuzuar të furnizojnë me këto subastanca autoritete si dhe kanë kërkuar që të mos përdoreshin as substancat e marra më parë, sepse në momentin e blerjes nuk ishte dhënë arsyeja se për çfarë do përdoreshin

Të dënuarit me vdekje janë të moshës nga 38 – 60 vjeç dhe janë shpallur fajtorë për krime të kryera në vitet 90, si përdhunime dhe vrasje.

Nëse ekzekutimi i tyre do të konfirmohej, atëherë do të shënohej një rekord i frikshëm, që nga viti 1976 kur gjykata e lartë autorizoi hyrjen sërish në fuqi të dënimit me vdekje, asnjë shtet amerikan nuk ka kryer kaq shumë ekzekutime brenda një kohe të shkurtër.

Një perspektivë që ka shkaktuar indinjatën e atyre që janë kundër dënimit me vdekje si Amnesty International e Human Rights Watch.

Gjithashtu lexo

Dy terroristë hidhen në erë në Turqi

Dy terroristë nga organizata ekstremiste dhe e ndaluar “Partia maoiste komuniste” u ngritën në erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *