Home / Kuriozitete / Gjyshja 82 vjeçe, DJ që po “çmend” të rinjtë me muzikën e saj (video)

Gjyshja 82 vjeçe, DJ që po “çmend” të rinjtë me muzikën e saj (video)

Gjatë ditës, Sumiko Iwamuro është në krye të një restoranti kinez, e cila punon aty për gjashtë dekada, ndërkaq gjatë natës ajo është DJ në një klub nate në Tokio ku edhe ka marrë pseudonimin Dj Sumirock.

E kjo nuk është e vetmja gjë që e bënë atë kaq të veçantë – Sumirock është plot 82 vjeçare, shkruan Reuters, përcjell Koha.net.

Fillimisht kur ajo ishte 70 vjeçare e kishte marrë përsipër të jetë DJ në ditëlindjen e djalit të saj, e më pas ajo ndoqi një shkollë për DJ ku edhe i mësoi të gjitha metodat për t’u bërë DJ me emër.

Shumë shpejt ajo i fitoi zemrat e publikut, ndërkaq tash ajo është një ndër më të kërkuarat në vend.

“Ajo ka kaq shumë energji përtej moshës që ka, është e barabartë me të gjithë të rinjtë këtu”, tha Fuminari Fujii, një 25-vjeçar nga ai klub i natës.

Muzika e saj është muzikë tekno bashkë me jazz, muzikë franceze dhe muzikë klasike e përzier.

E dhënë kaq shumë pas ëndrrës së saj, ajo shpreson se një ditë do të shkojë edhe në New York.

“Gjëja më e mirë që dua të bëj është që publiku të kënaqet me muzikën time”, tha ajo

Gjithashtu lexo

Ky është një prej gjarpërinjve më të pakapshëm në botë

Pas një kërkimi 64-vjeçar të shkencëtarëve në Brazil gjarpri më i pakapshëm në botë është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *