Home / Lajme / Gjyste Vulaj: Ndodh që vjehrrit dhe vjehrrës u qes kafe në bikini (Video)

Gjyste Vulaj: Ndodh që vjehrrit dhe vjehrrës u qes kafe në bikini (Video)

Këngëtarja Gjyste Vulaj ka qenë mysafire e Ermal Mamaqit në emisionin e tij komik, Xing me Ermalin.

Pjesa më e madhe e intervistës ishte e përqendruar te dukja atraktive e Gjystes, e cila dukej tejet seksi me veshjen që kishte zgjedhur.

Ajo ka folur për veshjet që vesh gjatë stinëve të ndryshme, ndërsa ka tërhequr vëmendje me atë që ka thënë për stinën e verës.

“Te shtëpia gjatë muajit qershor që kam pak pushim, kam aty te shtëpia një pishinë dhe gjithë ditën e kaloj në bikini”.

“Vjen vjehrra i qes kafe në bikini, vjen vjehrri (i qes) kafe në bikini. Gjithë bëjnë ‘party’ aty… Domethënë gjithë ditën e kaloj në bikini”, ka thënë këngëtarja.

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *