Home / Kryesoret / Gostivar, policia ndalon 3249 automjete pa regjistrim

Gostivar, policia ndalon 3249 automjete pa regjistrim

Neglizhenca nga ana e shoferëve apo kriza ekonomike, ka ndikuar që një pjesë e madhe e pjesëmarrësve në komunikacion të shmangin regjistrimin e automjeteve të tyre, shkruan gazeta Koha. Anomali në komunikacion paraqitet edhe rritja e vazhdueshme e numrit të shoferëve që ndodhen pas timonit pa patentë shoferi. Sipas statistikave të policisë, trefishë është rritur numri i vozitësve pa leje dhe automjeteve të paregjistruara në rajonin e Pollogut. Nga Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë, vënë në dukje që edhe përskaj kontrolleve të shpeshta policore dhe gjobave të larta, vozitësit e Pollogut vështirë ndërgjegjësohen,

“Vitin e kaluar në Pollog janë gjetur 3.249 automjete të paregjistruara, kurse në vitin 2015-të ka pasur 1.001 vetura të paregjistruara që ka zbuluar policia. Sa u takon personave pa leje për vozitje, vitin e kaluar janë hasur 2.726 vozitë të tillë, ndërsa në vitin 2015-të, 865 persona”, thotë i SPB Tetovë zëdhënësi Marjan Josifoski.

Drejtimi i automjeteve me regjistrim të skaduar apo pa leje për vozitje janë dukuri të cilat janë ende të pranishme në rajonin e Pollogut, edhe të Tetovës edhe pse aksionet kontrolluese policore zhvillohen gati se çdo ditë. Vetëm gjatë kontrollit të realizuar së fundmi në këtë rajon, policia ka zbuluar 12 automjete pa regjistrim, 9 vozitës pa leje për vozitje dhe 4 vozitës fillestarë.

Këto numra janë alarm thonë uniformat blu, sepse siç pohohet, ky fenomen shënon rritje dita-ditës në Pollog. Gjoba për drejtimin e automjetit pa leje për vozitje është 300 euro, kurse për automjetet e paregjistruara prej 100 deri 500 euro. Veç kësaj gjobë prej 400 eurove parashihet komunikacionin rrugorë.

Nga policia apelojnë qytetarët, sidomos të rinjtë, fillimisht të pajisen me leje për vozitje e pastaj të ulen pas timonit, dhe gjithashtu në kohë të regjistrojnë automjetet e tyre. Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë kujton edhe gjobat e larta për këto parregullsi që i presin vozitësit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *