Home / Lajme / Kronika e zezë / Gostivar: Vajza vjedh stolitë e arit në shtëpi – (VIDEO)

Gostivar: Vajza vjedh stolitë e arit në shtëpi – (VIDEO)

Inspektorët e policisë e ndriçuan rastin e vjedhjes së stolive të arit dhe një laptopi në vlerë prej mbi 300 mijë denarëve, që dje në mëngjes ishte paraqitur në stacionin e policisë në Gostivar. Sipas SPB Tetovë, e dyshuar është vajza e pronarit të shtëpisë e cila gjoja ka fjetur në kohën kur ka ndodhur vjedhja, transmeton Televizioni Koha.

“E dyshuara e cila nuk i ka mbushur 18 vjet, mbrëmjen e cekur, nga vitrina në dhomën e ditës e ka marrë çantën në të cilën ka pasur kuti me stoli të llojllojshme të arit dhe përmes dritares ua ka dhënë dy shokëve të saj të moshës 17 vjeç, të cilët kanë pritur në oborr. Laptopin, për të cilin gjithashtu ishte paraqitur se është marrë, e ka vendosur në vend tjetër, pas çka dje në mëngjes ka inskenuar kërkim të hapësirave”, thotë Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB Tetovë, përcjell Televizioni Koha.

Pas paraqitjes, e dyshuara dhe dy të miturit e tjerë janë thirrur në Stacionin e policisë në Gostivar, është biseduar me ta dhe janë gjetur të gjitha gjësendet e marra.Sipas partaqitjes së djeshit, në mëngjes diku mes orës 7 dhe 8, kryes tani për tani të panjohur kanë bërë vjedhje të rëndë në shtëpinë e N.O. (52) në rrugën “143” në Gostivar dhe të pavërejtur kanë kaluar pranë kuzhinës në të cilën kanë fjetur dy vajzat e tij të moshës 18 dhe 20 vjeç.Pas ndriçimit të plotë të rastit, në konsultim dhe koordinim me prokurorin publik, do tëp pasojë parashtresë adekuate. /Tv Koha/

 

 

Gjithashtu lexo

Nuk do të ketë mungesë të drurit – (VIDEO)

Zjarret që ishin aktiv në periudhën e kaluar nuk do t’i shtrenjtojnë drutë për ngrohje. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *